×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pse turistët në Kroaci marrin uthull në plazh? Problemi po bëhet më i madh çdo vit!

    Insajderi
    26 July 2024 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të klimës, bregdetit të bukur dhe detit të ngrohtë në detin Adriatik, Kroacia është një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë bota.

    Por avantazhi më i madh i vendit mund të kthehet së shpejti në disavantazhin e tij më të madh.

    Rritja e numrit të kandil detit përgjatë bregdetit të Kroacisë është një problem serioz. Për fat të keq turistët përjetojnë takime të dhimbshme me këtë grabitqar detar gjithnjë e më shpesh.

    Pickimet e kandilit të detit sjellin shqetësim dhe dhimbje trupore. Kontakti me këtë substancë shkakton një reagim të ngjashëm me djegie, skuqje, ënjtje dhe dhimbje.

    Për këtë arsye turistët gjithnjë e më shumë po marrin me vete uthull në plazh. Kjo pasi që uthulla ndalon helmimin dhe lehtëson dhimbjen nga pickimi i kandilit të detit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark