Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të D-Day, aksioni që vendosi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore.
Biden dhe Emmanuel Macron qëndruan në skenë me gratë e tyre në një përkujtimore që shënonte 80-vjetorin e Ditës D Teksa filloi himni kombëtar, Biden papritur ktheu shpinën nga kamera.
Zonjat e Para e shikonin të hutuara, ndërsa presidenti francez e mbajti protokollin për kohën më të gjatë. Megjithatë, kur edhe ai u rrotullua 180 gradë, kështu bënë edhe gratë e presidentëve.
I’m surprised I made it through the Boy Scouts without learning the etiquette for “Taps” is to turn and face away from the music
— Phil Holloway ✈️ (@PhilHollowayEsq) June 6, 2024
pic.twitter.com/Vq4v31iSZF
Përdoruesit e mediave sociale komentuan një tjetër lëvizje të pazakontë të Bidenit, si qëllimin për të përshëndetur veteranët e luftës të Luftës së Dytë Botërore, të cilët qëndruan pas tij. Me sa duket, ai ka dashur ta dëgjojë himnin kombëtar duke i parë veteranët në sy gjatë qëndrimit në Francë.
Nga ana tjetër, kritikët e Bidenit e mirëpritën këtë ngjarje për të theksuar edhe një herë se presidenti aktual nuk ka të drejtë për një mandat tjetër, për të cilin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.