Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet presidenciale zhvillohen gjithmonë të martën çdo katër vjet, pikërisht pas të hënës së parë të nëntorit. Po si është vendosur kjo ditë? Për ekspertëve ka arsye historike.
Midis viteve 1788 dhe 1845, çdo shtet në SHBA caktoi datën e vet të zgjedhjeve, pa u shqetësuar për “sinkronizimin” me të tjerët. E vetmja kërkesë ishte që votimi për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të përfundonte të mërkurën e parë të dhjetorit.
Në 1792, një ligj vendosi që votimi duhet të bëhet në 34 ditët para asaj date. Një zgjedhje e motivuar nga fakti se shoqëria ishte në thelb bujqësore. Në nëntor mbaronin të korrat dhe ishte koha më e qetë për pronarët e tokave dhe fermerët. Duke marrë parasysh se vetëm meshkujt e bardhë, pronarë tokash mund të votonin, ishte koha ideale për të shkuar në votim.
Por një periudhë kaq e madhe kohore krijoi shumë konfuzion dhe pasiguri të rezultateve, veçanërisht me ardhjen e telegrafëve dhe hekurudhave që i bënë komunikimet më të shpejta.
Në agimin e vitit 1845, Kongresi vendosi se ishte koha për të standardizuar një datë. E hëna nuk bëhej fjalë, sepse duhej t’u kërkohej shumë votuesve të largoheshin nga shtëpia të dielën, me një karrocë, për të arritur në qendrat e votimit. Dhe e diela dhe dita e pushimit ishin të shenjta. Ata nuk duhet të harxhohen as për votën e as për të shkuar në votim.
As e mërkura nuk ishte e mirë, sepse ishte ditë tregu dhe fermerët nuk mund të shkonin të votonin. Kështu u vendos që e marta do të ishte dita kur amerikanët do të votonin në zgjedhje. Më konkretisht e marta pas të hënës së parë të nëntorit.
Zgjedhjet në SHBA nuk përsëriten në asnjë rrethanë dhe nuk anashkalohen. Pati gjithashtu një votim në 1864, në kulmin e Luftës Civile. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e votuesve, Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh presidentin nga tre ata që kanë marrë më shumë vota. Në 1801 pati një barazim 269-269 kur Kryetari i Dhomës i dha fitoren Thomas Jefferson dhe në 1825 John Quincy Adams.