×
  • Sport
  • Sport

    PSG “blindon” mesfushën, kampionët e Ligue 1 gati thasët për tre “yje”

    Insajderi
    22 August 2024 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i Manuel Ugarte drejt “Djajve” të Manchester United duket se do të lërë goxha hapësirë.

    “Gjigantët” e Paris Saint-Germain kanë filluar të punojnë seriozisht për këtë merkato vere, teksa janë hedhur në sulm për transferimin e jo një, por tre “yjeve” në repartin e mesfushës, me të parin, i cili është thuajse në Paris.

    Talenti i Benfica, Joao Neves pritet të jetë afrimi i parë në organikën e PSG, sa i përket organizimit të lojës, me “yllin” 19-vjeçar, i cili do t’i kushtojë Al-Khelaifi plot 75 milionë euro, ndërsa vetë “luzitani”do të firmosë që do e mbajë të lidhur për minimalisht 5 vite, në mitikun “Parc des Princes”.

    Mirëpo, Neves nuk është i vetmi.

    Në listën e specialistit të merkatos “parisiene”, Luis Campos është edhe “tulipani”, Jerdy Schouten, i cili ishte një “gur themeli” në mesfushën e holandezëve të PSV, të cilët u shpallën edhe kampionët e Eredivisie.

    Për autorin e 40 paraqitjeve, në të cilën ka shënuar edhe 4 gola, PSG është gati të ofrojë diku te rreh 40 milionë euro, mirëpo për këtë operacion do të diskutohet pas zyrtazimit, të Joao Neves, i cili pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

    Tjetër objektiv i merkatos së kampionëve të Ligue 1 është edhe “lideri” gjerman, Joshua Kimmmich, me Presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe tekniku Luis Enrique, që duan të përfitojnë nga mosmarrveshjet e “shkatërruesit”, me “Bavarezët” e Bayern Munich.

    Te PSG duan ta transferojnë Kimmich, si lojtar të lirë në verën e vitit 2025, mirëpo janë të gatshëm të paguajnë këtë verë, nëse “gjigantët” e Bundesliga janë të gatshëm të heqin dorë nga 29-vjeçari, i cili “shkund” goxha financat e “Bavarezëve”, me pagën e tij të madhe.

    Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për “yllin” gjerman, ku të interesuar për të janë edhe “Djajtë e Kuq”, të Manchester United. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark