PSG e rrëzon edhe Arsenalin, kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    PSG e rrëzon edhe Arsenalin, kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve

    Insajderi
    07 May 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint-Germain ka siguruar një vend në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Arsenalit me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Duke pasur parasysh edhe fitoren 1:0 në ndeshjen e parë në Londër, PSG kalon me rezultat të përgjithshëm 3:1 dhe pret në finale Interin, që eliminoi Barcelonën.

    Parisienët kaluan në epërsi në minutën e 27-të, kur Fabian Ruiz realizoi golin e parë të ndeshjes.

    Në minutën e 69-të, PSG pati mundësinë ta thellonte epërsinë përmes një penalltie të fituar, por Vitinha nuk arriti ta konkretizonte, pasi gjuajtjen e tij e priti portieri David Raya, duke mbajtur gjallë shpresat e anglezëve.

    Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, në të 72-tën, PSG e gjeti golin e dytë. Ishte Achraf Hakimi që shënoi gol të bukur për 2:0.

    Reagimi i Arsenalit erdhi shpejt. Në minutën e 76-të, Bukayo Saka shënoi për 2:1, duke ngushtuar rezultatin dhe ringjallur emocionet në fundin e ndeshjes. Megjithatë, ishte tepër vonë për një përmbysje të madhe.

    Me këtë fitore, PSG siguron kalimin në finalen e Mynihut, ku do të përballet me Interin, që mbrëmë kishte eliminuar Barcelonën në një tjetër përballje dramatike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark