PSG hidhet në sulm për tre sulmuesit më të mirë të Serie A - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    PSG hidhet në sulm për tre sulmuesit më të mirë të Serie A

    Insajderi
    16 February 2024 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, Kylian Mbappe i komunikoi klubit të tij francez se do të largohet në fund të sezonit kur t’i skadojë kontrata.

    Sulmuesi francez e kompletoi komunikimin e tij me shkrim dhe tashmë ai është gati të transferohet në Real Madrid.

    Kjo lëvizje e Mbappe, ka bërë që PSG të hidhet menjëherë në sulm për të gjendur zëvendësuesin e tij, dhe sytë janë nga kampionati italian i Serie A.

    Al Khelaifi ka bërë gati listën e tij dhe përbëhet jo më shumë se tre emra. Victor Osimhen i Napolit, Rafael Leao i Milanit dhe Lautaro Martinez i Interit janë tre zëvendësuesit e preferuar të presidentit të PSG-së.

    Nëse do të duan të marrin tashmë Osimhen, PSG do të duhet të paguajë klauzolën e tij prej 130 milionë eurove. Për Leao, do t’i duhet të paguajë plot 175 milionë euro për të thyer klauzolën e tij, ndërsa për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, është pak më e ndërlikuar, pasi argjentinasi ka refuzuar ekipe si Barcelona vetëm për të qëndruar tek zikaltërit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark