PSG-ja me nëntë lojtarë e mposhti Bayernin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    PSG-ja me nëntë lojtarë e mposhti Bayernin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës

    Insajderi
    05 July 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint-Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pasi në çerekfinale e mposhti Bayern Munichun me rezultat 2-0.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse pati shumë raste, por që fundi i pjesës së parë ishte i rëndë pasi Musiala u dëmtua rëndë.

    Në pjesën e dytë, gol nuk pati deri në minutën e 78-të, ku Desire Doue realizoi golin e parë në takim.

    Tre minuta më vonë, PSG-ja mbeti me një lojtar më pak, pasi Willian Pacho, u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme,

    11 minuta më vonë, Lucas Hernandez e la PSG-në me 9 lojtarë në fushë, pasi edhe ai u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Dembele realizoi për rezultatin përfundimtar.

    PSG-ja në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit Real Madrid – Borussia Dortmund.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark