Paris Saint-Germaini edhe zyrtarisht është kampion në Ligue 1 edhe për sezonin 2023/24.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e siguroi matematikisht sonte titullin, tri xhiro para fundit të sezonit – shkruan Gazeta Express.
Kjo i erdhi si dhuratë parisienëve nga Monaco, që pësoi humbje nga Lyoni me rezultatin 3:2.
Kësisoj, Monaco mbeti 12 pikë prapa PSG-së në krye të tabelës.
Për klubin nga kryeqyteti francez është ky titulli i 12-të i kampionit në histori të klubit.
Vlen të theksohet edhe se ky është titulli i 10-të në 12 sezonet e fundit, si dhe i treti radhazi.