PSG triumfon në “Emirates”, i afrohet edhe më shumë finales së Ligës së Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    PSG triumfon në “Emirates”, i afrohet edhe më shumë finales së Ligës së Kampionëve

    Insajderi
    29 April 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.

    Ousmane Dembele luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0.

    Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.

    Në minutën e 38-të, Arsenali kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

    Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.

    Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali arriti që të shënojë me Mikel Merinon i cili me kokë gjeti rrjetë pas harkimit të Declan Rice.

    Pas tre minutash vëzhgim në VAR, situata u cilësua si pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

    Në minutën e 56-të, Leandro Trossard ishte afër golit, por Donnarumma bëri pritje të madhe.

    PSG ka mundur ta sigurojë fitoren në minutën e 84-të dhe 85-të, por Breadly Barcola dhe Goncalo Ramos, dështuan nga pozita ideale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark