Kosova u tronditë pas publikimit të rastit se një e mitur, 11 vjeçare dyshohet të jetë abuzuar seksualisht nga 11 meshkuj, në muajin qershor nga gjashtë dhe në muajin gusht nga pesë tjerë. Rasti bëri që njerëzit të reagonin, pos me protesta edhe në mënyrë më të ndjeshme edhe në rrjetet sociale.
Me ngulm iu kërkohej mediave që të i publikonin emrat e të dyshuarve. Kjo edhe u bë. Tashmë janë publik emrat e 11 personave, sa deri tash janë arrestuar në lidhje me këtë rast.
Por, a ishte kjo krejt e drejt?
InDoks ka folur me avokaten e njërit nga të arrestuarit, edhe ai i mitur.
“Kur jemi tek çështja e zbulimit të të dhënave personale, madje unë me sa jam në dijeni disa portale i kanë bërë publike emrat dhe fotografitë e të miturve të përfshirë në procedurë, kodi për drejtësi për të mitur përcakton në mënyrë taksative në Nenin 47, se çdo e dhënë që qon në drejtim të identifikimit të personave të mitur është e ndaluar për arsye se në parim çdo procedurë që zhvillohet ndaj kryerëse, të mitur është jo publike, përjashtimisht gjykata mund të lejojë që procedura të incizohet me video qoftë audio-incizim, dhe mund të lejojë që një pjesë të vendimit të shpallet publikisht. Mirëpo në asnjë mënyrë kur edhe kjo lejohet nga gjykata një pjesë e vendimit të shpallet publikisht apo procedura të incizohet, nuk mund të shfrytëzohet të dhënat personale për identifikimin e personave të mitur”, tha Kelmendi për InDoks të Gazetës Insajderi.
Ndërkohë, Gazeta Insajderi ka raportuare se një i dyshuar në këtë rast u sulmua nga 20 të burgosur, dhe shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së rojeve të burgut, derisa një tjetër i dyshuar ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Avokatja Kelmendi gjatë intervistës në InDoks, përmend se edhe i dyshuari që ajo e mbron po stigmatizohet nga punonjësit e shtetit.
Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën