Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së ka reaguar ashpër pas publikimit të emrave të viktimave që po pretendohet se u vranë e zhdukën gjatë luftës.
Klinaku e ka cilësuar si poshtërsi e skandal këtë veprim të siç e quan ai “Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar”.
Sipas tij me këtë veprim po rrezikohet dëshmitarët.
“Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme”, ka shkruar ai mes tjerash.
Reagimi i plotë:
Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar:
I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.
Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
P.S
Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
/GazetaInsajderi