Publikohen bisedat e Leos me ex'in në Gjermani: Edhe pak vi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Publikohen bisedat e Leos me ex’in në Gjermani: Edhe pak vi

    Insajderi
    07 May 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Periudha pas Big Brother është gjithmonë më interesantja sa i përket çifteve. Koha është ajo që dëshmon nëse raportet e krijuara në këtë format reality mbijetojnë apo jo.

    Një prej tyre lidhje e cila po i mbijeton kohës është ajo e Leos dhe Lelës.

    Por, prej dy ditësh rrjeti po zien për çiftin Leo – Lela.

    Në një faqe në TikTok po qarkullojnë disa biseda ku pretendohet se Leo e fton për takim ish – partneren e tij në Gjermani.

    Numri në ‘screenshot’ në shifrat e nxjerra del të jetë numri i Leos.

    Madje për këto biseda është e informuar edhe Lela e cila foli për Prive Liberta By Spahiu, transmeton Insajderi.

    E Lela e mohoi, ajo tha se këto biseda janë te pa vërteta.

    “Po i kena pa, dje i kom pa, nuk janë te verteta aspak, na jem tu bashkëjetuar, edhe nuk kemi pas asnjë krize mes neve, e le mo najse qe me me bo me dyshu, se nëse i kisha pas dyshimet e mija, moti i kisha hi kësaj pune. Jane komplet fake”, tha Lela nder te tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark