Prokurori francez Francois Molins ka konfirmuar detaje të reja nga sulmi me kamion në Nicë të Francës. Ai ka deklaruar që kamioni është marrë me qera me datën 11 korrik, dhe kishte afat për kthimin e tij deri më datën 13 të po të njëjtit muaj.
Brenda këtij kamioni janë gjetur armë automatike, dy kallashnikov, plumba granata dhe telefon mobil. Një patentë shoferi dhe detaje bankare gjithashtu janë gjetur në kamionin në fjalë.
Një kamion ka hyrë në mes të një turme me njerëz në Nicë të Francës, duke përplasur për vdekje të paktën 84 persona dhe plagosur rëndë 100 të tjerë, ndërkohë që mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur pas festimeve të 14 korrikut në ditën e Bastijës. Lajmin për rritjen e bilancit të viktimave e ka dhënë Prokuroria Franceze. /Insajderi.com