Dy persona janë arrestuar të martën gjatë një aksioni të policisë ku u konfiskuan drogë dhe armë.
Ata dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të drogës
Sinjali ka raportuar se dy të dyshuarit janë Meriton Deda dhe Labinot Gashi, të cilët u kapën në një banesë në rrugën “24 Maji”.
Të dyshuarit fillimisht kanë shpërfillur urdhrin policorë dhe më pas zyrtarët policorë u detyruan që të futen brenda banesës me forcë.
Pas kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës, një sasi e marihuanës, armë e municion, si dhe disa telefona.
Ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku edhe janë intervistuar lidhut me rastin.
Ndaj të dyshuarit Deda, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, kurse i dyshuari tjetër është lënë i lirë në procedurë të rregullt.