Është padyshim përballja më spektakolare e kësaj të shtune, me Kombëtaren e Turqisë do të përballet në “Signal Iduna Park”, të Dortmund, me “Luzitanët” e Portugalisë, ku gjithçka kërkohet nga të dyja skuadrat është një fitore, që përveç se do i siguronte kalimin për në fazën e ardhshme të Euro 2024, do i siguronte edhe vendin e parë në grup.
Sa i përket formacioneve, tekniku Vincenzo Montella ia ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Bayindir. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Kaidoglu e Celik, ndërsa qëndra mbulohet nga Bardakci e Akaydin. Para mbrojtjes janë Ayhan e Calhanoglu, ndërsa Arkturkoglu, Kokcu e Akgun vendoset pas “bomberit” Yilmaz.
Në krahun tjetër, tekniku Roberto Martinez i ka rreshtuar “Luzitanët” e tij, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë është vendosur Diogo Costa, ndërsa mbrojtja me katër përbëhet nga Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe e Nuno Mendes. Në mesfushë janë vendosur Vitinha, Palhinha e Bruno Fernandes, ndërsa sulmi përbëhet nga Bernardo Silva, Rafael Leao e Cristiano Ronaldo.