Publikohen formacionet zyrtare Man City – Real Madrid - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Publikohen formacionet zyrtare Man City – Real Madrid

    Insajderi
    11 February 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City dhe Real Madrid përballen sot në një ndeshje të pazakontë për të dy skuadrat, pasi do të jenë në play-off të Ligës së Kampioneve për një vend mes 16 ekipeve më të mira, në një duel që shumë mirë mund të ishte një finale.

    Kjo është padyshim kryendeshja e kësaj faze të turneut e cila është kthyer në një klasike pasi palët janë ndeshur vazhdimisht njëra me tjetrën në 4 edicionet e fundit.

    Carlo Ancelotti nuk i trembet aspak një sfide të tillë dhe nuk ka ruajtur sekrete për Pep Guardiolën. Si zakonisht, ai ka publikuar shumë herët, që në orën 18:30 formacionin e skuadrës së tij, për ndeshjen e cila nis në orën 21:00.

    FORMACIONET ZYRTARE

    MAN CITY: Ederson, Ruben Dias, Ake, Gvardiol, Akanji, Stones, Bernardo Silva, De Bruyne, Savinjo, Grealish, Haaland.

    REAL MADRID: Cortouis; Valverde, Tchouamene, Asencio, Mendy; Ceballos, Camavinga; Rodrygo, Bellingham, Vinicius; Mbappe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark