Gjiganti teknologjik, Samsung është duke u përgatitur për lansimin e fabletit të ri Galaxy Note 8, fotografitë e të cilit janë publikuar nëpër rrjetet sociale.
Samsungu më 23 gusht do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të zyrtarizojë Galaxy Note 8.
Note 8 raportohet se do të ketë ekran 6.3-inç Quad HD me rezolucion 2960×1440 pixels. Fableti do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835.
Specifikat tjera të këtij telefoni janë 6 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Pajisja do të ketë edhe versionet me 128 dhe 256 GB.
Kamera kryesore e telefonit do të ketë dy sensorë me 12 megapixel ndërsa do të operojë me sistemin Android 7.1.1 Nougat.