Falë të famshmit Evan Blass, fotografitë po ashtu shfaqin një pamje më të afërt të kësaj ore dhe nga ajo çfarë mund të shohim, këtu Galaxy Watch Active 2 vjen me nga tri ngjyra për secilën madhësi, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Po ashtu, vetëm ora me madhësi të vogël (40 mm) është fotografuar me rripat nga lëkura (dhe vetëm me rripat prej lëkure) ndërsa modeli prej 44 mm është fotografuar me rripat nga silikoni i butë (por jo lëkurë).
Megjithatë, këto fotografitë mund edhe të mos jenë zyrtari – mund të jenë vetëm të siguruara nga Blassi.
Samsung Galaxy Active 2 do të zbulohet në mënyrë digjitale, pa ndonjë ngjarje të veçantë, të hënën më 5 gusht (nesër) – dy ditë para se Galaxy Note10 dhe Note10+ të zbulohen drejtpërdrejtë.