Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Një grua dyshohet se vrau kunatin e saj me të cilin jetonin në të njëjtën shtëpi.
Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se vrasësi është dorëzuar në polici dhe e ka dorëzuar armën në Stacionin Policor në Dragodan.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.
I vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar dhe e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.
/Insajderi.org/