Kompania private e teknologjisë me bazë në Amerikë “Maxar”, ka publikuar imazhe të reja satelitore të avancimit të ushtrisë ruse drejt Kievit, shkruan Insajderi.
Sipas pamjeve, luftanijet ruse që tanimë janë vendosur pranë kryeqytetit. Ndërkaq është bërë e ditur se forcat ruse kanë kryer sulme mbi vendbanimet.
Fotot satelitore tregojnë e shumë ndërtesa tanimë janë dëmtuar dhe si rezultat i bombardimeve në qytezën Moskun, në veriperëndim të Kievit, u krijuan shumë rrënoja
Teksa civilët që përpiqeshin të largoheshin nga kryeqyteti, është raportuar se tymi ka vazhduar të ngrihet nga aeroporti Antonov.