Publikohen inicialet dhe mosha e tri grave që humbën jetën dje në aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen inicialet dhe mosha e tri grave që humbën jetën dje në aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    03 January 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur dje pasdite në Maqedoninë e Veriut ku një veturë ka dalë nga udha dhe ka rënë në lumin Vardar.

    Nga pesë persona sa ishin brenda veturës, tri gra janë nxjerrë të vdekura, një fëmijë katërvjeçar ka shpëtuar dhe për një person tjetër janë duke vazhduar kërkimet.

    Të gjithë këta ishin nga familja Arsllani e fshati Gërçec i komunës së Sarajit.

    Nga autoritet atje tashmë janë bërë të ditura inicialet dhe mosha e viktimave: N.A. 23 vjeçe, V.A 25 vjeç dhe Z. A. .59 vjeçe. Ndërkaq në kërkim është A.A 56 vjeç.

    “Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në RV Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj-s.Rashce një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Në vendngjarje janë dërguar menjëherë punonjësit e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe prokurori publik. Rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të SAE Tigar kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec, Shkup”, thuhet në komunikatë.

    Një mjek i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerave do të dërgohen për obduksion.

    “Në aksident lëndime trupore ka pësuar një fëmijë-pasagjer, katër vjeçar, i dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe po kërkohet A.A (56) nga fshati Gërçec, Shkup”. Për personin në kërkim të afërmit kanë thënë se ishte në automjet.

    Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga RSSH Shkup, ndërsa ekipet e RSSH Shkup dhe Departamenti i Operacioneve Speciale Policore me kontroll fizik dhe kërkime me dy dronë nga SAE Tigar dhe Njësia për Shpërndarje të Shpejtë janë duke marrë masa dhe aktivitete për të gjetur personin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark