Publikohen masat e reja anti-COVID, pritet hapja e fitneseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohen masat e reja anti-COVID, pritet hapja e fitneseve

    Insajderi
    03 February 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e Komitetit të Shëndetësisë të mbajtur sot është propozuar lehtësimi i masave.

    Siç është bërë e ditur, orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00.

    Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

    Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, gjithashtu do të lejohet hapja e fitneseve.

    Masat do të votohen nesër, ndërkaq do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë.

    Ai tutje ka paralajmëruar ashpërsim të tyre nëse është nevoja.

    Masat pritet të votohen nesër në Qeveri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark