Publikohen pagat e gazetarëve shqiptarë, kush është më i paguari? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pagat e gazetarëve shqiptarë, kush është më i paguari?

    Insajderi
    22 December 2021 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Databaza me rrogat e mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, të publikuar ditën e sotme, përfshin emra të shumtë nga të gjitha fushat dhe profesionet.

    Në listë janë përfshirë dhe gazetarët. Sipas kësaj databaze, Ben Blushi është më i paguari në Shqipëri, me një pagë bruto prej 24.7 mln lekësh.

    Ai ndiqet më pas nga gazetari Arjan Çani me një rrogë 1,7 milionë lekë të reja.

    Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.”

    Sipas tyre, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

    Lista e disa prej gazetarëve më të paguar

    Ben Blushi – 24,756,130.00

    Arjan Çani – 1,795,523.00

    Eni Vasili – 1,184,587.00

    Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00

    Turjan Hysko – 1,002,217.00

    Elert Yzeiri – 586,977.00

    Fatos Hakorja – 550,726.00

    Armand Shkullaku – 522,806.00

    Robert Rakipllari – 452,225.00

    Gentjan Zenelaj – 456,400.00

    Baton Haxhiu- 1,797,317.00, drejtor marketingu

    Andi Bejtja 1,849,028.00

    Çlirim Peka 74,010.00


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark