×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pajet nga arrestimi i djalit të Naser Kelmendit dhe anëtarëve tjerë të grupit

    Insajderi
    13 July 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i koduar si “Rez” në Bosnjë, e çoi në pranga Elvis Kelmendin, djalin e biznesmenit Naser Kelmendi, i akuzuar për trafikim të drogës, krim të organizuar e vepra tjera penale.

    Me të u arrestuan edhe disa persona tjerë, të cilët janë nën hetim për krim të organizuar, lidhur me kontrabandën ndërkombëtare dhe trafikun e sasive të mëdha të drogës, si dhe për vepra të tjera penale.

    Mediat në Bosnje kanë publikuar pamjet e arrestimit të Elvis Kelmendit.

    Sipas provave të mbledhura, të arrestuarit vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara, i cili kontrabandonte dhe shiste sasi të mëdha të drogave në Sarajevë dhe qytete të tjera për një periudhë të gjatë kohore.

    Po ashtu, në kuadër të hetimeve, po hetohen edhe lëvizjet e parave të fituara me veprimtari të paligjshme, si dhe format e veprimtarisë korruptive të të dyshuarve.

    Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, ushtruesi i detyrës së prokurorit do të vendos për hapat e mëtutjeshëm dhe vazhdimin e hetimeve në këtë rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark