Publikohen pamje nga aksidenti i rëndë mes autobusit nga Kosova dhe një kamionit në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamje nga aksidenti i rëndë mes autobusit nga Kosova dhe një kamionit në Gjermani

    Insajderi
    20 August 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg.

    Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij. Si pasojë, janë lënduar 30 nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

    Sipas policisë gjermane, autobusi ka tentuar të shmangë përplasjen në momentin e fundit duke devijuar majtas, por nuk ka mundur të ndalojë në kohë. Nuk ka të dhëna për ndonjë defekt teknik në asnjërin nga mjetet.

    Ndërkohë, mediat gjermane kanë publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku duken pasojat e rënda të aksidentit dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës. Pamjet tregojnë autobus të dëmtuar rëndë dhe praninë e ekipeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark