
Kanë kaluar disa orë që nga takimi i mbyllur mes delegacionit rusë e ukrainas. Takimi është duke u zhvilluar në Bjellorusi.
The Guardian ka publikuar pamje të reja nga ky takim.
Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus (i dyti majtas) dhe Davyd Arakhamia, kreu i fraksionit të partisë Shërbëtori i Popullit në Parlamentin e Ukrainës (e treta djathtas), marrin pjesë në bisedimet në Bjellorusi. Fotografia: Sergei Kholodilin/AP
Zëvendësministri rus i mbrojtjes Alexander Fomin (L) dhe ambasadori rus në Bjellorusi Boris Gryzlov në bisedimet ruso-ukrainase. Fotografia: Sergei Kholodilin/BELTA/TASS
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov merr pjesë në negociatat Rusi-Ukrainë në rajonin Gomel, Bjellorusi. Fotografia: Sergei Kholodilin/BelTA/EPA
Ajo çka bie në sy nga ky takim është thjeshtësia në veshje e delegacionit ukrainas krahasuar me atë rusë.
Ndërkohë, Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia dhe tërheqje të trupave.
Rusia në anën tjetër ua ka mbyllur hapësirën ajrore, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Kanadas./GazetaInsajderi