Mediat turke kanë publikuar pasditen e së shtunës një video ku shihet duke ndodhur sulmi vetëvrasës që ndodhi mëngjesin e sotëm në një lagje të Stambollit.
Në video shihet një person i cili qëndron në mes të rrugës dhe afrohet afër njerëzve, kalimtar të rastit, para se të shpërthejë bombën.
Ky sulm la pesë të vrarë e shumë të plagosur. Ky është sulmi i tretë brenda disa javëvë në Turqi./Insajderi.com