Gjatë ditës së djeshme, brenda shtëpisë më të famshme shqiptare, Donald Veshaj tha se ribashkimit me Bora Zemanin nuk i dihet.
Aktori zbuloi se të dy ishin fajtor për ndarjen, dhe se të ardhmes nuk i dihet.
Veshaj gjithashtu tha se familja e tij nuk e kishte problem që Bora Zemani kishte një fëmijë, pasi sipas tij ata shohin vetëm lumturinë e djalit të tyre.
Një faqe në Instagram, që po publikon gjithë kohës video nga ngjarjet më interesante në Big Brother VIP, ka zbuluar se ka qenë Bora Zemani ajo e cila ka parë edhe këtë pjesë ku Donaldi flet për të.
Kujtojmë se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë për tre vite, derisa janë ndarë muaj më parë.