Publikohen pamjet e dhimbshme, partnerja dhe nëna e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Publikohen pamjet e dhimbshme, partnerja dhe nëna e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

    Insajderi
    04 July 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva, ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm.

    Lojtari i Liverpoolit humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë, duke lënë pas një boshllëk të madh.

    Së fundmi janë bërë publike pamjet prekëse të familjarëve të tij dhe partneres, Rute Cardozo, në momentin kur konfirmuan trupat e Diogos dhe vëllait të tij. Emocionet ishin të papërmbajtshme, ku lotët dhe trishtimi u dukën qartë në fytyrat e tyre.

    Pas përfundimit të autopsisë dhe testit të ADN-së, trupat u identifikuan dhe familjarët u nisën për në Portugali, ku do të mbahet ceremonia e varrimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark