Publikohen pamjet e kosovarit para se ta vriste shtatzënën në Itali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohen pamjet e kosovarit para se ta vriste shtatzënën në Itali

    Insajderi
    23 December 2023 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja Vanessa Ballan, italianes e cila dyshohet se u vra me thikë nga 41-vjecari nga Kosova, Bujar Fandaj.

    Gazeta italiane Corriere della Sera ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket 41-vjeçari pranë shtëpisë së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh.

    Në pamjet e kamerave shihet një burrë me veshje të ngjashme si i dyshuari Bujar Fandaj.

    Fillimisht ai endet pranë shtëpisë së viktimës dhe më pas hedh një çantë e zezë brenda kopshtit dhe ngjitet mbi gardh. Në atë çantë, e cila u sekuestrua, ka mjete për vjedhje, përfshirë çekiçin e përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpinë e viktimës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark