Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet në të cilat pretendojnë se shihet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, “orë para” masakrës së 7 tetorit që vrau pothuajse 1,200 njerëz në Izrael.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari foli në një konferencë shtypi duke thënë se ato janë “pamjet deklasifikuese” të Sinwar – i cili u konfirmua i vrarë këtë javë.
Sipas Hagarit, Sinwar e kishte planifikuar masakrën e vitit 2023 për “vite” për të “maksimizuar dëmin ndaj civilëve izraelitë dhe të Gazës”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Shihni vetë”, tha Hagari.
WATCH⚡️
— Open Source Intel (@Osint613) October 19, 2024
The IDF has released footage showing Hamas leader Yahya Sinwar, on the night before the October 7 attack, fleeing into a tunnel while transporting equipment.
He knew what’s about to go down. pic.twitter.com/rFVRuaF7JQ