
Shërbimi i kufirit shtetëror ukrainas ka publikuar pamjet e futjes së trupave ruse në Ukrainë nga një pikë kufitare.
Nga pamjet e publikuara, sipas autoriteteve ukrainase, shfaq futjen e trupave ruse nga Krimea.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka njoftuar se ka urdhëruar nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë, shkruan Insajderi.
Presidenti rus ka deklaruar se pas këtij operacioni, do ta vendosin një qeveri të re dhe se qytetarët ukrainas duhet të qëndrojnë të qetë.
“Nuk ka plane që ta okpuojë Ukrainën”, por se po bën një operacion “të specializuar ushtarak” dhe se “njerëzit do të zgjedhin lirshëm” se kush e udhëheq shtetin.
Menjëherë pas këtij fjalimi sulmi ka filluar dhe janë dëgjuar shpërthime të ndryshme në vende të ndryshme në Ukrainë.
Sipas zyrtarëve ukrainas, pesë avionë rus dhe një helikopter janë rrëzuar nga ushtria e tyre. / Insajderi.org/