Publikohen pamjet e policit izraelit, ishte ndër të parët që u shfaq në festival pas masakrës së 7 tetorit – aty u vranë mbi 300 persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohen pamjet e policit izraelit, ishte ndër të parët që u shfaq në festival pas masakrës së 7 tetorit – aty u vranë mbi 300 persona

    Insajderi
    07 November 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka publikuar videon e filmuar nga kamera e njërit prej policëve të parë, që kishte arritur në vendin ku kishin ndodhur vrasjet masive në festivalin e muzikës elektronike Supernova, që ishin cak i militantëve të Hamasit gjatë 7 tetorit.

    Në kamerën që me gjasë ishte e vendosur në uniformën e policit, shihet sesi zyrtari afrohet në vendin që ishte i zbrazët por që disa orë më herët ishte mbajtur festivali.

    Fillimisht shihet revolja dhe polici i cili dëgjohet duke pyetur nëse ka të plagosur, por nuk kishte përgjigje, transmeton Telegrafi.

    Në një momenti filmimi “ngrihet” pasi polici i afrohet disa kufomave. Në video ai përshkruan se çfarë sheh, numëron të vrarët me zë dhe pyet nëse ka të gjallë.

    “Këtu është policia, a ka të plagosur”, bërtet polici i pushtuar nga paniku.

    Në një moment dikush lëviz prapa banakut dhe shihet sesi kishte shumë trupa të pajetë.

    Kujtojmë që në këtë festival, militantët e Hamasit kanë vrarë mbi 300 persona. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark