×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet e rënda ku rusët ekzekutojnë ushtarët e dorëzuar ukrainas

    Insajderi
    06 September 2024 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i ekzekutimeve të ushtarëve ukrainas nga forcat ruse, menjëherë pas dorëzimit të tyre, po rritet vazhdimisht sipas një raportimi të CNN, që ka publikuar edhe një video të rastit të fundit të regjistruar javën e kaluar në rajonin e Pokrovsk.

    Burimet e inteligjencës ushtarake ukrainase i dhanë CNN një listë me 15 ekzekutime të burgosurish që nga nëntori 2023, shumica e të cilave u konfirmuan nga përgjimet video dhe audio të siguruara nga dronët, përcjell A2.

    Në të njëjtën kohë, më 3 shtator, një kanal në Telegram publikoi informacione rreth vrasjeve të ushtarëve ukrainas të dorëzuar nga ana e rusëve. Në mesazhin përkatës thuhej se tre ushtarë të njërës prej brigadave të Forcave të Armatosura kanë dalë nga bodrumi i godinës me duar lart, por rusët më pas i kthyen me fytyrë poshtë dhe i ekzekutuan duke i qëlluar pas shpine, raporton A2.

    Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin tha për CNN se agjencia e tij po heton 28 incidente të tilla që nga fillimi i luftës, në të cilat janë vrarë gjithsej 62 ushtarë ukrainas.

    Prokuroria ukrainase tha për median amerikane se i konsideron këto vrasje si krime lufte dhe një plan të organizuar nga Kremlini.

    “Nëse të burgosurit e luftës dorëzohen, nëse duket se dorëzohen, nëse nuk kanë armë në duar, atëherë të shtënat për t’i ekzekutuar janë krim lufte”, tha Costin për CNN, transmeton A2.

    Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, krime të tilla janë kryer në rajone të ndryshme të Ukrainës nga njësi të ndryshme, gjë që i jep Ukrainës “mundësinë të pretendojë se një politikë e tillë është organizuar nga Kremlini”. “Ky është një urdhër nga komandantë të veçantë”, tha ai, citon A2.

    Zyrtari ukrainas që siguroi pamjet me dron të ekzekutimeve në Pokrovsk tha se njësia e tij është në dijeni të disa incidenteve të ngjashme në vijat e frontit, të cilat ende nuk janë bërë publike apo hetuar. Disa ushtarë rusë janë paraqitur tashmë në gjykatë të akuzuar për vrasje të tilla, duke përfshirë një në rajonin e Zaporizhias.

    Një burim i OKB-së për hetimet i tha CNN se disa nga ekzekutimet e dukshme të ushtarëve ukrainas po shqyrtohen. “Ka shumë prej tyre. Ekziston një model. Ai përfshin të paktën miratimin ose një urdhër për të mos treguar mëshirë”, tha bashkëbiseduesi i kanalit televiziv, duke iu referuar praktikës së vrasjes së të burgosurve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark