Ky është momenti i sherrit me thikë mes dy studentëve në “Qytet Studenti” më 18 nëntor. Shtetasi Aron Demiraj, vetëm 20-vjeç u qëllua tre herë me thikë, në brinjë, në qafë dhe shpatull, nga 19-vjeçari Ajdin Ajvazi.
Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet se si dy të rinjtë fillojnë të konfliktohen me grushta, ndërsa disa sekona më pas Ajvazi nxjerr thikë dhe sulmon Demirajn.
Pas konfliktit, i riu i plagosur ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.
Policia arrestoi autorin e plagosjes, ndërsa burime nga vendi i ngajrjes treguan se sherri mes ty të rinjve nisi pasi i plagosuri dyshohet se i përmendi dhe ofendoi motrën autorit, Ajdin Ajvazit.