Rreth orës 23:00 të së enjtes me armë zjarri është plagosur një zyrtar policor 40 vjeçar, derisa sa ishte në krye të detyrës në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit.
Polici është plagosur në shpatull dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës, shkruan Insajderi.
Banditët që sulmuan me armë të gjata Policinë e Kosovës, përveç plagosjes së policit dëme të rënda materiale i kanë shkaktuar edhe veturës së policisë.
Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka konfirmuar se polici është plagosur me plumb në shpatull, teksa ka shtuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Ajo shtoi se zyrtari policor për tretman të më tutjeshëm është dërguar në Prishtinë.
“Po mbrëmë ka ardhur polici i plagosur me një plumb tek shpatulla, ka marrë ndihmën mjekësore ka qenë mbrëmë i shtrirë në repartin e Ortopedisë, jashtë rrezikut për jetë është transferu në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë ajo për Insajderin.