Publikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi

    Insajderi
    30 December 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamjet nga plagosja me thikë në Pire të Greqisë pas një sherri banal mes dy shqiptarëve,

    Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Pire dhe në pamjet që janë siguruar, duken dy personat që përleshen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë mbi viktimën Artur Mitro nga Berati.

    Sipas informacioneve, ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel.

    Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

    Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark