Janë publikuar pamjet qe shfaqin momentin tmerrues të sulmit me bombë në autokolonën e autobusëve sirianë që mbante qindra njerëz, përfshirë shumë fëmijë.
Imazhet janë të rënda dhe shfaqen edhe trupat e vdekur në rrugë.
dhjetra njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan.
Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se shpërthimi goditi një autokolonë me sirianë kryesisht të sektit shiit. Banorët po largoheshin nga dy fshatra drejt Alepos, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuimin e popullatës në rrezik.