Publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: Zgjedhja e nënkryetarit serb, parakusht për konstituimin e Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: Zgjedhja e nënkryetarit serb, parakusht për konstituimin e Kuvendit

    Insajderi
    08 October 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës në aktgjykimin e plotë konstatuar se Kuvendi ende nuk është konstituuar, pasi gjatë seancës konstituive të filluar më 15 prill nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

    Në aktgjykimin e shpallur më 30 shtator 2025, Gjykata ka vendosur njëzëri që kërkesa e dorëzuar nga dhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës është e pranueshme, duke theksuar se moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb ka penguar përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, siç kërkohet me nenet 66 dhe 67 të Kushtetutës.

    Ashtu siç u theksua më lart, përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvendpërfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti Serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në aktgjykim.

    Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive të përfundojë brenda 12 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, në përputhje me afatin kushtetues prej 30 ditësh.

    Po ashtu, është kërkuar që të gjithë deputetët të ushtrojnë detyrimet e tyre kushtetuese “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

    Gjykata ka vazhduar masën e përkohshme të vendosur më 5 shtator 2025, e cila ndalonte çdo veprim të deputetëve apo procedurë për formimin e Qeverisë, deri në hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark