Publikohet dokumenti i vitit 1999: Serbët kishin lëshuar urdhër-arrest për Hashim Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet dokumenti i vitit 1999: Serbët kishin lëshuar urdhër-arrest për Hashim Thaçin

    Insajderi
    07 April 2025 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka publikuar një dokument të vitit 1999, i cili dëshmon se autoritetet serbe kishin lëshuar një urdhër-arrest ndaj ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në dokumentin e bërë publik, Thaçi përshkruhej nga autoritetet serbe si një “terrorist” dhe udhëheqës i një “organizate terroriste”, shkruan Insajderi.

    Më tej, dokumenti theksonte se Thaçi ishte i armatosur dhe i gatshëm të përdorte armë në rast të ndonjë tentative për arrestim, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark