Publikohet fotografia e të riut që humbi jetën në aksidentin fatal në Vogovë të Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet fotografia e të riut që humbi jetën në aksidentin fatal në Vogovë të Gjakovës

    Insajderi
    27 April 2025 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.

    Gjatë ditës u raportua se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krum i Shqipërisë.

    Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

    Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark