Mediet italiane kanë publikuar fotot e motrave 15 dhe 17 vjeç të cilat vdiqën në mënyrë tragjike ditën e djeshme pasi u tërhoqën zvarrë nga treni.
Giulia dhe Alessia Pisanu vdiqën në mëngjes, rreth orës 06:40 në stacionin Riccione.
Goditja ishte aq e tmerrshme sa identifikimi u bë nga celulari i njërës prej vajzave.
Është e vështirë të përcaktohet dinamika e saktë e fatkeqësisë që ndodhi në sy të pasagjerëve të cilët prisnin trenin.
Sipas dëshmisë së të pranishmëve, njëra nga vajzat po qëndronte në shinat e trenit, ndërsa tjetra ishte ulur në platformë.
Dyshohet se motra zbriti poshtë për të shpëtuar vajzën e cila qëndronte e ulur në shina.
As klithmat e udhëtarëve të tjerë dhe as bilbili këmbëngulës i ETR Freccia Rossa, që mbërriti në Riccione nga Pescara, nuk shërbyen për t’i shpëtuar.
Në një moment jeta e Giulias dhe Alessias u këput në mes.
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kishte asgjë për të bërë