Publikohet fotoja e Ramush Haradinajt i veshur me "fytyrën e Albinit" kur ai ishte i arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohet fotoja e Ramush Haradinajt i veshur me “fytyrën e Albinit” kur ai ishte i arrestuar

    Insajderi
    12 April 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot e quan mashtrues dhe e kritikon pothuajse çdo ditë, por vite me parë Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e një koncerti të organizuar për lirimin e Albin Kurtit. Madje fotografinë e Kurtit, Haradinaj e ka të shtypur në maicën e tij.

    Fotografia e rrallë, është publikuar nga qytetari Arientin Abdyli në rrjetin social Facebook.

    Ai shkruan se atëkohë kishin shtypur qindra maica me foton e Albin Kurtit, të cilën e ka të veshur edhe kreu i AAK-së.

    Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

    Njê moto për foto (circ.2000/01) #RamushHaradinaj në koncertin e organizuar nga ekipa e 1 e Urbanit (open air tek Santeja / Queens) në pèrkrahje të “kuazês” pêr lirimin e Albin Kurti. Me kêtë rast patêm shtypur disa qindra (majica dhe duksa) me foton e Binit, mu si në foto #Haradinaj e ka tê veshur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark