Publikohet fotoja, ky është personi që humbi jetën nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet fotoja, ky është personi që humbi jetën nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit

    Insajderi
    24 June 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit pasditen e së martës.

    Si pasojë e aksidentit mes biçikletës dhe automjetit, ngasësi i kësaj parës nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të rënda.

    Faqet lokale të Lipjanit kanë bërë të ditur se personi që ka humbur jetën është Emin Bytyqi, i moshës përreth 48-vjeçare.

    Lajmin për vdekjen e të ndjerit ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.

    Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark