
Indeksi i fuqisë ushtarake është publikuar dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zënë pozitën e 141-të. Indeksi i fuqisë ushtarake të Kosovës është 4.9141. Ky vlerësim është bërë nga Global Firepower.
Në këtë indeks, vendet më të fuqishme ushtarakisht janë të klasifikuara sipas disa faktorëve, duke përfshirë buxhetin e mbrojtjes, personelin, armët dhe teknologjinë. 10 ushtritë më të forta në botë janë: SHBA, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia dhe Italia.
Po ashtu, ushtritë e disa vendeve të Ballkanit kanë pozita interesante në këtë rangim. Serbia renditet e 63-ta, Kroacia e 74-ta, Shqipëria e 78-ta dhe Mali i Zi e 127-ta.