Publikohet kënga “Ushtari im” e Hysni Klinakut,  ia kushtoi ish veteranit Blerim Zhabari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Publikohet kënga “Ushtari im” e Hysni Klinakut,  ia kushtoi ish veteranit Blerim Zhabari

    Insajderi
    06 March 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Hysni Klinaku ka publikuar sot këngën “Ushtari im”, dedikuar ish veteranit të UÇK-së nga Vushtrria, Blerim Zhabari.

    Kjo këngë vjen pikërisht në tetë mujorin e vdekjes së Blerim Zhabari, i cili ishte ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Ai ishte kthyer nga Zvicra për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

    Kujtojmë se Blerim Zhabari prej përfundimit të luftës ka punuar si gazetar, ndërsa në vitin 2013 kishte bashkëthemeluar portalin Veriu.info, të cilin e kishte drejtuar deri kur ndërroj jetë më 6 korrik 2021.

    Kjo është kënga e Hysni Klinakut dedikuar Blerim Zhabarit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark