Është publikuar lista e Real Madridit për ndeshjen ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.
Te “Los Blancos”, rikthehet në listë Rodrygo, i cili kishte munguar ndaj Barcelonës pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.
Ndërsa përsëri mungon Thibaut Courtois, i cili po ashtu pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Dortmundit, ku nuk ende data e kthimit të tij.
📋✅ ¡Nuestros convocados!
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 4, 2024
🆚 @acmilan #UCL pic.twitter.com/645dPRwULz
Kujtojmë se kampioni aktual i Evropës, pret 7-herë fituesit e Ligës së Kampionëve, Milanin në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen që zhvillohet nesër në ora 21:00.