Publikohet momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb para syve të gruas dhe fëmijës së tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohet momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb para syve të gruas dhe fëmijës së tij

    Insajderi
    10 January 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviq u vra me 5 janar në Sao Paulo të Brazilit nga një sulmues i panjohur. Ngjarja ndodhi para shtëpisë së tij ku jetonte me familjen.

    Nedeljkoviq u vra të premten kur po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos.

    Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke e qëlluar tri herë. Siç shihet në video, Nedeljkoviq ka rënë në trotuar pas goditjeve.

    Dyshohet se ai ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar”. Ndryshe, Nedeljkoviq përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark