
Avio-ambulanca e dërguar nga Ministria turke e Shëndetësisë ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të transferuar në Istanbul tre personat e lënduar nga zjarri.
Avio-ambulanca e dërguar nga Ministria turke e Shëndetësisë ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të transferuar në Istanbul tre personat e lënduar nga zjarri.
Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, në një deklaratë për Anadolu Agency tha se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin kërkuar që të lënduarit në gjendje të rëndë të dërgohen në Turqi për trajtim.
Një zjarr shpërtheu rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në një klub nate në qytetin Koçan ku humbën jetën 59 persona, ndërsa u plagosën 155 të tjerë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut duke filluar nga nesër shpalli 7 ditë zie kombëtare.