Publikohet një raport i ri: Zbulohet se çfarë po bënte atentatori i Trumpit disa orë para të shtënave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohet një raport i ri: Zbulohet se çfarë po bënte atentatori i Trumpit disa orë para të shtënave

    Insajderi
    15 July 2024 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq të vriste Donald Trumpin, bleu 50 copë municione vetëm pak orë para të shtënave.

    Ky zhvillim i ri, i raportuar nga CNN, vjen pasi Shërbimi Sekret Amerikan përballet me pyetje në rritje se si 20-vjeçari arriti të ishte vetëm 130 metra larg vendit ku Trump foli të shtunën në Butler, Pensilvani.

    Kujtojmë se Crooks e qëlloi Trumpin në vesh me një pushkë automatike që babai i tij e kishte blerë ligjërisht.

    Dëshmitarë të shumtë thanë se ata e njoftuan policinë për një person të armatosur që ngjitej në ndërtesë, por nuk reaguan para se ai të fillonte të qëllonte.

    Crooks përfundimisht u “neutralizua” nga forcat lokale të zbatimit të ligjit, jo nga Shërbimi Sekret.

    Siç tregoi analiza e trajektores së plumbit, Trumpit i shpëtoi jeta ndoshta pasi ktheu kokën për të parë ekranin në të cilin kishte grafikën e statistikave të emigracionit.

    Ish-shefi i zjarrfikësve, Corey Comperatore, 50 vjeçar, u vra duke mbrojtur gruan dhe dy vajzat e tij. David Dutch (57) dhe James Copenhaver (74) pësuan lëndime të rënda, por gjendja e tyre aktualisht është stabile.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark